Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zbulohen anëtarët e Grupit Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Qendra Info by Qendra Info
19/10/2026
in Lajme
0
Profesori amerikan: E pajustifikueshme mbajtja kaq e gjatë në paraburgim e krerëve të UÇK-së
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Glauk Konjufca do të kryesojë Grupin Punues të Apelit në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në përbërjen e tij do të jenë edhe përfaqësues të disa subjekteve politike në Kuvendin e Kosovës.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, do të jetë në krye të Grupit Punues të Apelit, i cili do të angazhohet në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas raportimit të Sinjali.com, në këtë grup do të përfaqësohen disa parti politike përmes deputetëve dhe përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Kosovës.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e grupit do të jetë deputeti Adnan Rrustemi, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës do të përfaqësohet nga nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet nga deputeti Bekë Berisha.

Ndërkohë, përfaqësuese e Lidhjes Demokratike të Kosovës është përmendur deputetja Jehona Lushaku-Sadriu.

Grupi Punues pritet të përfshijë përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike, me synimin për të koordinuar angazhimet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelit.

Related

Previous Post

Katari paralajmëron për përshkallëzim të krizës energjetike dhe përgatit partneritet të ri në mbrojtje

Next Post

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në disa rrugë të lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë

Next Post
Interventim i Ujësjellësit “Prishtina” në disa zona të qytetit dhe fshatrave për mirëmbajtje

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në disa rrugë të lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.