Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Zhvillim i ri: Rihapet gjyqi ndaj Millorad Gjokoviqit për krime lufte në Pejë”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
27/07/2026
in Category
0
“Zhvillim i ri: Rihapet gjyqi ndaj Millorad Gjokoviqit për krime lufte në Pejë”.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata ka vendosur të rihapë shqyrtimin gjyqësor në çështjen penale ndaj Millorad Gjokoviqit, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë

Sipas aktakuzës, Gjokoviq akuzohet se gjatë viteve 1998–1999, në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës dhe në fshatra të tjera të rajonit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në zbatimin e një fushate të dhunshme kundër civilëve shqiptarë.

Prokuroria e ngarkon atë me aplikimin e masave të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit mizor dhe çnjerëzor, mbajtjes në kushte skllavërie, si dhe dëbimit e deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë.

Përveç kësaj, Gjokoviq akuzohet edhe për plaçkitjen, djegien dhe shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile shqiptare në zonën e Pejës.

Me vendimin për rihapjen e shqyrtimit gjyqësor, procesi do të vazhdojë me administrimin e provave dhe zhvillimin e procedurave të mëtejshme gjyqësore

Related

Previous Post

“Krim tronditës: Vritet 21-vjeçarja shtatzënë, foshnja e saj zhduket pas ngjarjes”..

Next Post

“Rizanaj alarmon për profilet e rreme: Synojnë manipulimin e opinionit publik”.

Next Post
“Rizanaj alarmon për profilet e rreme: Synojnë manipulimin e opinionit publik”.

“Rizanaj alarmon për profilet e rreme: Synojnë manipulimin e opinionit publik”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.