Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, e diel, 16 nëntor 2025, do të ketë reduktime të përkohshme të energjisë elektrike në disa zona të vendit, për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit dhe projekteve investive në rrjetin energjetik.
Punimet do të zhvillohen në disa rajonet kryesore të Kosovës, sipas këtij orari:
Prishtinë
Punime për siguri të sistemit në nënstacionin Prishtina 7, nga ora 07:00 deri 09:00, do të shkaktojnë ndërprerje të rrymës në këto zona:
-
Viva Fresh, Hotel Gorenja, Koral, Proten, Ondeks Mont, Hajvali, Qagllavica, Veterniku, Grand Store, Pallati i Drejtësisë, MAP dhe lagje të afërta.
Arsyeja: Lidhja e zbarrave për siguri në sistem.
Gjithashtu, nga ora 10:00 deri 13:00, do të ketë reduktime edhe në disa pjesë të qytetit të vjetër, përfshirë rr. Hamdi Grajqevci, Dardania, Enver Maloku dhe disa objekte në qendër të Prishtinës, për shkak të realizimit të hyrje-daljeve sipas pëlqimeve elektroenergjetike.
Prizren
Nga ora 12:00 deri 16:00, pa rrymë do të mbeten disa pjesë të qytetit dhe disa fshatra, përfshirë:
Enver Hadri, Faik Çabrati, Mbreti Gent, Brigadat, Verrat e Llukës, Arban, Petrovë (një pjesë) dhe Rrallinë (një pjesë).
Arsyeja: Risistemim i shtyllave të betonit dhe kabllove të tensionit të mesëm.
Ferizaj / Shtërpcë
Nga ora 08:30 deri 15:30, do të ketë ndërprerje në:
TS Repititori, TS Shkolla e Skijimit, TS Kulla dhe TS Hotel Molika, për shkak të eliminimit të problemeve teknike në transformator.
Gjakovë / Rahovec
Nga ora 08:30 deri 17:00, pa energji elektrike do të jenë:
Bratotin, Drenoc, Nushpal, Pastasellë, Pataçan i Epërm, Pataçan i Poshtëm, Senoc, Varjak dhe Zatriq.
Arsyeja: Punime në kuadër të projekteve investive të Lot 12 – ngritja e shtyllave, montimi i izolatorëve dhe shtrirja e përçuesve.
KEDS ka bërë thirrje që banorët dhe bizneset në zonat e prekura të kenë kujdes gjatë kohës së reduktimeve dhe të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me oraret e njoftuara.

