E shtuna në Kosovë pritet të sjellë mot të këndshëm, me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale.
Pasdite vonë, vetëm në disa zona malore mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu.
Do të fryjnë erëra të freskëta nga veriu dhe verilindja, të cilat lokalisht mund të jenë edhe të fuqishme.
Temperaturat do të luhaten nga 5°C minimalja deri në 20°C maksimalja.

