Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dështon zgjedhja e gjyqtarëve të Kushtetueses, Kuvendi nuk siguron votat e nevojshme

Qendra Info by Qendra Info
17/04/2026
in Lajme
0
Dështon zgjedhja e gjyqtarëve të Kushtetueses, Kuvendi nuk siguron votat e nevojshme
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar të zgjedhë dy kandidatët për t’i propozuar si gjyqtarë në Gjykata Kushtetuese e Kosovës, edhe pas katër raundeve të votimit.

Në raundin e fundit, deputetët votuan për tre kandidatë, por asnjëri nuk arriti të sigurojë shumicën e kërkuar. Kandidatja Jorida Xhafaj mori 62 vota, Emine Abdyli-Pozhari siguroi 60 vota, ndërsa Flamur Mrasori mori 51 vota.

Sipas Kushtetutës, për t’u propozuar një kandidat për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese nevojitet mbështetja e dy të tretave (2/3) të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë. Në këtë rast, nga 115 deputetë të pranishëm, kërkoheshin të paktën 77 vota, çka asnjëri nga kandidatët nuk arriti ta sigurojë.

Pas votimit, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu deklaroi se procesi duhet të riniset.

“A asnjëri kandidat nuk i mori votat e mjaftueshme për t’u propozuar për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, andaj duhet ta përsërisim konkursin”, u shpreh ajo, duke kërkuar nga komisioni përkatës që të ndërmarrë hapat për shpalljen e një thirrjeje të re.

Ky zhvillim e rikthen procesin në pikën zero dhe vonon plotësimin e vendeve vakante në një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në vend.

Related

Previous Post

Protesta e PD në Tiranë, Berisha rikthen fjalimet dhe akuzon Ramën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.