Një protestë e thirrur nga Partia Demokratike e Shqipërisë është zhvilluar në bulevardin përpara Kryeministria e Shqipërisë në Tiranë, me pjesëmarrje të kufizuar të mbështetësve.
Protesta u drejtua nga kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili marshoi nga selia e partisë drejt Kryeministrisë së bashku me militantët. Gjatë tubimit u raportua edhe prania e disa personave të maskuar, ndërsa forcat e rendit ishin të shumta në terren për të garantuar sigurinë.
Sipas raportimeve , rreth 1500 efektivë policie u angazhuan për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa situata u monitorua nga afër edhe nga drejtuesit e Policisë së Shtetit.
Në fjalimin e tij, Berisha e cilësoi opozitën si “alternativë të vetme” për vendin dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për qeverisje të korruptuar dhe presion ndaj qytetarëve. Ai deklaroi se pjesëmarrja e ulët në protesta lidhet me “frikën” që, sipas tij, qytetarët ndjejnë ndaj pushtetit.
Nga ana tjetër, përfaqësues të forumit rinor të PD-së kritikuan situatën ekonomike dhe largimin e të rinjve nga vendi, duke bërë thirrje për reagim qytetar.
Kjo protestë shënon rikthimin e fjalimeve nga ana e opozitës, pas një serie tubimesh të mëparshme që nuk arritën të mobilizojnë numër të madh pjesëmarrësish.

