Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2026”, ku morën pjesë 44 ushtarakë nga vendi dhe partnerë ndërkombëtarë.
Titullin “Ushtari më i mirë 2026” nga radhët e FSK-së e fitoi OR2 Elvis Qitaku, ndërsa në vendin e dytë u rendit OR3 Ismail Ahmeti dhe në vendin e tretë OR3 Sead Vesli.
Në konkurrencën ndërkombëtare, tre vendet e para u dominuan nga pjesëtarët e Forcat e Armatosura të Shqipërisë, duke treguar nivel të lartë përgatitjeje dhe bashkëpunimi rajonal.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kjo garë dëshmon profesionalizmin, gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë e FSK-së me partnerët ndërkombëtarë, si dhe përkushtimin ndaj vlerave euroatlantike.
Aktiviteti konsiderohet një test real i aftësive fizike, taktike dhe psikologjike të ushtarakëve, duke reflektuar nivelin në rritje të kapaciteteve të sigurisë së Kosovës.

