Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Operacion antidrogë në Pejë: Asgjësohen sot bimët narkotike të sekuestruara në Jabllanicë të Vogël

Qendra Info by Qendra Info
18/04/2026
in Lajme
0
Operacion antidrogë në Pejë: Asgjësohen sot bimët narkotike të sekuestruara në Jabllanicë të Vogël
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas aksionit të zhvilluar të shtunën në fshatin Jabllanicë e Vogël në Pejë, autoritetet pritet që sot të bëjnë asgjësimin e bimëve narkotike të sekuestruara gjatë operacionit.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ndërsa detaje shtesë ka dhënë edhe prokurorja e rastit, Sahide Gashi.

Sipas saj, operacioni është realizuar pas pranimit të informatave nga terreni, të cilat janë verifikuar përmes burimeve të besueshme, si dhe pas sigurimit të urdhrit nga gjykata kompetente.

Gjatë aksionit, në lokacionin e identifikuar është zbuluar një laborator për kultivimin e bimëve narkotike, ku ato ndodheshin në proces të zhvillimit. Po ashtu, janë gjetur pajisje të avancuara që shërbenin për krijimin e kushteve optimale për kultivim.

Burimet bëjnë të ditur se në kuadër të këtij operacioni është arrestuar një person, ndërsa janë sekuestruar rreth 70 bimë narkotike, pajisje të sofistikuara për kultivim, si dhe një armë automatike e llojit “Skorpion”.

Autoritetet kanë theksuar se hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Related

Previous Post

Lufta me Iranin po riformëson energjinë globale: Bota përballet me një kthesë historike

Next Post

FSK shpall “Ushtarin më të mirë 2026”, dominim i Shqipërisë në konkurrencën ndërkombëtare

Next Post
FSK shpall “Ushtarin më të mirë 2026”, dominim i Shqipërisë në konkurrencën ndërkombëtare

FSK shpall “Ushtarin më të mirë 2026”, dominim i Shqipërisë në konkurrencën ndërkombëtare

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.