Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hoxha takon homologun serb në Antalia: Fokus te dialogu dhe bashkëpunimi ekonomik

Qendra Info by Qendra Info
19/04/2026
in Lajme
0
Hoxha takon homologun serb në Antalia: Fokus te dialogu dhe bashkëpunimi ekonomik
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias 2026.

Sipas Hoxhës, në takim u diskutua për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe përmes dialogut konstruktiv dhe rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar, si faktorë kyç për zhvillim dhe stabilitet rajonal. Ai bëri të ditur se Serbia ka shprehur gatishmëri për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme të Shqipërisë në Bujanoc.

Hoxha theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe shmangies së retorikave joproduktive, duke nënvizuar përkushtimin e Shqipërisë për një politikë të jashtme të qartë dhe orientim evropian.

Sa i përket Kosovës, ai rikonfirmoi qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë se dialogu Kosovë–Serbi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, mbetet rruga e vetme drejt normalizimit dhe njohjes reciproke.

Related

Previous Post

E diela me temperatura pranverore deri në 23°C

Next Post

Zjarri te “Farmacia 10”, Rama: Bonus qiraje për banorët, godina do rindërtohet

Next Post
Rama paralajmëron rritje pagash dhe pensionesh: Do kompensohet inflacioni për mësuesit dhe mjekët

Zjarri te “Farmacia 10”, Rama: Bonus qiraje për banorët, godina do rindërtohet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.