Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 30 prill 2026.
Sipas vendimit të ministrisë, çmimet janë si më poshtë:
- Nafta (dizel): 1.68 euro për litër
- Benzina: 1.47 euro për litër
- Gazi: 0.85 euro për litër
Autoritetet bëjnë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e mëngjesit.
Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që për çdo parregullsi eventuale në tregun e derivateve të raportojnë përmes kanaleve zyrtare, duke përfshirë emailin dhe linjën telefonike për mbrojtjen e konsumatorit.
Ky vendim është pjesë e mekanizmit për rregullimin e çmimeve të karburanteve në vend, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga luhatjet e tregut.

