E diela në Kosovë pritet të sjellë mot më të ngrohtë dhe më të këndshëm, me diell dhe shtim gradual të vranësirave gjatë ditës.
Vetëm rrallë në disa rajone mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar e afatshkurtër shiu, por në përgjithësi moti do të mbetet stabil.
Temperaturat do të shënojnë rritje, me minimale që pritet të zbresin deri në 8°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 24°C.

