Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KQZ: 22 parti, 3 koalicione, një nismë qytetare dhe një kandidat i pavarur në garë për zgjedhjet e 7 qershorit

Qendra Info by Qendra Info
10/05/2026
in Lajme
0
“KQZ godet shpenzimet e fushatës, publikon rregullat për votimin e mërgatës”.
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në mbrëmjen e 10 majit janë paraqitur për certifikim 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, konfirmoi se aplikimet online për subjektet e reja politike do të mbyllen në mesnatë.

“Deri rreth orës 19:00 të ditës së sotme, KQZ ka pranuar aplikimin për certifikim nga 3 koalicionet e njoftuara më herët për këto zgjedhje, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur”, deklaroi Elezi.

Sipas tij, subjektet që kanë aplikuar për certifikim janë:

  • Koalicioni Lëvizja VETËVENDOSJE!, i përbërë nga:
    • Lëvizja Vetëvendosje
    • Guxo
    • Alternativa
    • Partia Shqiptare Demokristiane
  • Koalicioni Koalicija VAKAT, i përbërë nga:
    • Demokratska Stranka Bošnjaka
    • Demokratska Stranka Vatan
  • Koalicioni Ashkalitë e Bashkuar, i përbërë nga:
    • Partia e Ashkalinjëve për Integrim
    • Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës
    • Lëvizja për Bashkëveprim

Po ashtu, për certifikim kanë aplikuar edhe:

  • Nisma qytetare Složno Pobeđujemo
  • Kandidati i pavarur Esmir Kasi

Elezi sqaroi se partitë politike ekzistuese konsiderohen automatikisht të certifikuara sipas ligjit dhe nuk kanë nevojë për aplikim të ri.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se më 12 maj përfundon afati për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë nga të gjitha subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Related

Previous Post

Vjosa Osmani sulmon Kurtin në “Tubimin e Bashkimit”: Nuk do ta bllokojmë shtetin për interesa politike

Next Post

Irani i përgjigjet SHBA-së për armëpushimin, Teherani kërkon fund të luftës dhe heqje sanksionesh

Next Post
Irani i përgjigjet SHBA-së për armëpushimin, Teherani kërkon fund të luftës dhe heqje sanksionesh

Irani i përgjigjet SHBA-së për armëpushimin, Teherani kërkon fund të luftës dhe heqje sanksionesh

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.