Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vjosa Osmani sulmon Kurtin në “Tubimin e Bashkimit”: Nuk do ta bllokojmë shtetin për interesa politike

Qendra Info by Qendra Info
10/05/2026
in Lajme
0
Vjosa Osmani sulmon Kurtin në “Tubimin e Bashkimit”: Nuk do ta bllokojmë shtetin për interesa politike
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vjosa Osmani ka mbajtur një fjalim me tone të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti gjatë “Tubimit të Bashkimit” të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Prishtinë.

E duartrokitur nga simpatizantët, Osmani tha se nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë emocionin e këtij tubimi.

“Vëllezër e motra, mirë se ju gjeta”, u shpreh ajo në nisje të fjalimit.

Osmani deklaroi se gjatë muajve të fundit kishte parë zhgënjim te qytetarët, por njëkohësisht edhe shpresë për bashkim politik.

Në fjalimin e saj, ajo kritikoi ashpër Kurtin dhe qeverisjen aktuale, duke akuzuar pushtetin për krijim të krizave të vazhdueshme politike.

“Njëra është rruga e izolimit dhe krizës së përhershme. Rruga e atyre që kërcënojnë ta dërgojnë vendin në zgjedhje çdo tre muaj sepse nuk ngopen kurrë”, deklaroi Osmani.

Ajo tha se pushteti aktual po tenton të eliminojë politikisht secilin që, sipas saj, vendos interesin shtetëror mbi atë partiak.

“Rruga e atyre që e shndërrojnë në mision eliminimin e secilit që interesin shtetëror e vendos para atij partiak”, u shpreh presidentja.

Osmani deklaroi gjithashtu se vendi u dërgua në “zgjedhje të panevojshme”, ndërsa pretendoi se qytetarëve iu mohua vullneti politik.

“Ja refuzuan popullit 51 përqind vetëm për të eliminuar një presidente që ulet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ajo.

Në kontrast me këtë, Osmani tha se rruga që ajo dhe Lumir Abdixhiku përfaqësojnë është “rruga e amanetit të Rugovës” dhe e shtetit serioz.

“Bashkë me Lumir Abdixhikun kurrë nuk do ta bllokojmë shtetin tonë për interesa politike e aq më pak për pozita”, deklaroi Osmani.

Ajo akuzoi kundërshtarët politikë për propagandë dhe distancim nga aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.

“Ka nga ata që nuk i duan afër aleatët që e mbrojnë Kosovën. Ka nga ata që ushqehen nga kriza dhe kaosi në kurriz të shtetit”, tha Osmani.

Duke folur për përvojën e saj në presidencë dhe përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës, Osmani tha se pengesat më të mëdha i kishte hasur nga brenda vendit.

“E kuptova që isha përballë frikacakëve që i druhen forcimit të Kosovës. Frikacakëve që e hedhin gurin dhe e fshehin dorën”, deklaroi ajo.

Në fund, Osmani tha se “rrugët e mbyllura nga frikacakët gjithmonë hapen nga populli”.

Related

Previous Post

Abdixhiku në “Tubimin e Bashkimit”: Kosova ka nevojë për politikë që bashkon

Next Post

KQZ: 22 parti, 3 koalicione, një nismë qytetare dhe një kandidat i pavarur në garë për zgjedhjet e 7 qershorit

Next Post
“KQZ godet shpenzimet e fushatës, publikon rregullat për votimin e mërgatës”.

KQZ: 22 parti, 3 koalicione, një nismë qytetare dhe një kandidat i pavarur në garë për zgjedhjet e 7 qershorit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.