Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Haxhiu optimiste para zgjedhjeve: Rezultati i qershorit do të jetë i njëjtë si në dhjetor

Qendra Info by Qendra Info
13/05/2026
in Lajme
0
Haxhiu fton partitë në konsultime për zgjedhjet, takimi sot në orën 15:00
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka shprehur bindjen se zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit do të prodhojnë të njëjtin rezultat si ato të dhjetorit të vitit të kaluar.

Pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu deklaroi para mediave se vendi nuk do të duhej të shkonte në zgjedhje, por sipas saj, kjo ndodhi për shkak të mungesës së vullnetit politik nga partitë opozitare.

“E kam theksuar në vazhdimësi që nuk ka pasur nevojë që vendi të shkojë në zgjedhje, por për shkak të mungesës së vullnetit politik të partive opozitare ka qenë e pamundur. Tani jemi në një proces zgjedhor, prandaj janë qytetarët ata që do t’i vlerësojnë veprimet e partive politike ose të individëve. Njësoj ka ndodhur edhe në dhjetorin e vitit 2025, njësoj do të ndodhë edhe në qershorin e 2026”, deklaroi Haxhiu.

Ajo u pyet edhe për largimin e disa deputetëve nga koalicioni VV-GUXO drejt listës së përbashkët të Vjosa Osmanit me LDK-në, por nuk komentoi drejtpërdrejt emrat, duke theksuar se qytetarët do të japin verdiktin e tyre për secilin veprim politik.

Deklarata e Haxhiut vjen në një klimë të tensionuar politike, ndërsa partitë tashmë kanë hyrë zyrtarisht në garën për zgjedhjet parlamentare që pritet të riformatojnë skenën politike në Kosovë.

Related

Previous Post

Trump trazon politikën globale me deklaratën për Venezuelën, Rodriguez: Nuk jemi koloni e askujt

Next Post

KQZ pranon 917 kandidatë për deputetë nga 23 subjekte politike, katër parti mbesin pa lista

Next Post
“Zyrtare: AKR dhe Nisma nuk do të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit”.

KQZ pranon 917 kandidatë për deputetë nga 23 subjekte politike, katër parti mbesin pa lista

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.