Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KQZ pranon 917 kandidatë për deputetë nga 23 subjekte politike, katër parti mbesin pa lista

Qendra Info by Qendra Info
13/05/2026
in Lajme
0
“Zyrtare: AKR dhe Nisma nuk do të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit”.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka pranuar listat me gjithsej 917 kandidatë për deputetë nga 23 subjekte politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor 2026.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se më 12 maj është mbyllur afati për dorëzimin online të listave të kandidatëve nga subjektet politike që synojnë certifikimin për pjesëmarrje në zgjedhje.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 12 maj 2026 është përmbyllur afati për subjektet politike për të dorëzuar online listën me emrat e kandidatëve për deputetë për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Elezi.

Sipas të dhënave zyrtare, listat janë dorëzuar nga:

  • 18 parti politike
  • 3 koalicione
  • 1 nismë qytetare
  • 1 kandidat i pavarur

Ndërkohë, katër parti politike, të cilat më herët kishin shprehur interesim për pjesëmarrje në zgjedhje, nuk kanë dorëzuar listat e kandidatëve.

Nga 917 kandidatët e propozuar, 603 janë burra, ndërsa 314 janë gra.

KQZ ka bërë të ditur se tash nis faza e verifikimit të kandidatëve për të konstatuar nëse ata përmbushin kriteret ligjore për certifikim.

Sipas planit të miratuar nga institucioni zgjedhor, procesi i certifikimit pritet të përfundojë deri më 15 maj.

Zgjedhjet e 7 qershorit pritet të jenë ndër më të rëndësishmet për skenën politike të Kosovës, mes përballjeve të forta mes partive kryesore dhe konfigurimeve të reja politike.

Related

Previous Post

Haxhiu optimiste para zgjedhjeve: Rezultati i qershorit do të jetë i njëjtë si në dhjetor

Next Post

Prokuroria Speciale ndalon një të dyshuar për 48 orë në rastin “Laboratori ‘25”

Next Post
Aktakuzë ndaj M.A për dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan

Prokuroria Speciale ndalon një të dyshuar për 48 orë në rastin “Laboratori ‘25”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.