E enjtja në Kosovë pritet të sjellë përmirësim të motit, me kthjellime, diell dhe vranësira lokale gjatë pjesës më të madhe të ditës.
Në orët e pasdites, disa vranësira mund të zhvillohen dhe të sjellin rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë, megjithatë reshjet do të jenë të kufizuara dhe nuk do të përfshijnë pjesë të mëdha të territorit.
Mëngjesi do të jetë i freskët, me temperatura minimale deri në 4°C, ndërsa gjatë ditës pritet ngrohje e shpejtë, me maksimalen që do të arrijë deri në 21°C.

