Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS njofton ndërprerje të rrymës të premten në disa qytete të Kosovës

Qendra Info by Qendra Info
15/05/2026
in Lajme
0
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten, më 15 maj 2026, do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në disa rajone të vendit, për shkak të punimeve për mirëmbajtje, projekte investive dhe ndërhyrje teknike në rrjet.

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të prekin zona në Prishtinë, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan, me orare të ndryshme gjatë ditës.

Në rajonin e Prishtinës, ndërprerje do të ketë në zona si Keqekolla, Prapashtica, Hajkobilla, Bernica e Epërme, Arbëria, Fushë Kosova, Bardhi i Madh dhe zona pranë Kazermës “Adem Jashari”, ku punimet lidhen me mirëmbajtje preventive, energjizim të kabllove të rinj dhe projekte investive.

Në Pejë, pa energji do të mbesin disa pjesë të Istogut, për shkak të ngritjes së shtyllave dhe bartjes së rrjetit elektrik.

Në Prizren, ndërprerjet do të prekin zonat e Mushnikovës, Prevallës, Reçanit, Lubinjës së Poshtme, Llokvicës dhe Kurillës, ku do të kryhen punime mirëmbajtjeje dhe ndërrim infrastrukture të dëmtuar.

Në rajonin e Ferizajt, pa rrymë do të mbesin disa fshatra të Kaçanikut dhe Varoshit, për shkak të eliminimit të defekteve dhe punimeve nga palë të treta.

Ndërkaq në Gjilan, ndërprerjet do të përfshijnë zona të Kamenicës, përfshirë Meshinën, Bushincën, Tirincën, Krilevën, Rahovicën dhe fshatra të tjera, si pjesë e mirëmbajtjes preventive në rrjet.

KEDS u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim, duke theksuar se këto ndërhyrje janë të nevojshme për sigurinë dhe stabilitetin e furnizimit me energji elektrike.

Related

Previous Post

E premtja e ngrohtë, me diell dhe mundësi për rrebeshe të izoluara

Next Post

Sulmi ndaj Hysni Mehanës, ndalohen dy persona për 48 orë – Sami Lushtaku s’i përgjigjet Prokurorisë

Next Post
Sulmi ndaj Hysni Mehanës, ndalohen dy persona për 48 orë – Sami Lushtaku s’i përgjigjet Prokurorisë

Sulmi ndaj Hysni Mehanës, ndalohen dy persona për 48 orë – Sami Lushtaku s’i përgjigjet Prokurorisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.