E premtja në Kosovë pritet të karakterizohet me mot të ngrohtë dhe kryesisht stabil, me diell dhe vetëm vranësira të pakta lokale.
Gjatë ditës do të fryjnë sërish erëra të fuqishme nga jugperëndimi, ndërsa në orët e pasdites në disa zona të izoluara mund të zhvillohen rrebeshe afatshkurtra shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë. Megjithatë, pjesa më e madhe e territorit do të mbetet pa reshje.
Temperaturat do të luhaten nga 6°C minimalja deri në 24°C maksimalja, duke ruajtur atmosferën e ngrohtë pranverore.

