Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Trump: Është vrarë ‘numri dy’ i ISIS-it, SHBA kreu operacion me Nigerinë

Qendra Info by Qendra Info
16/05/2026
in Lajme
0
Hakerim në televizionin shtetëror iranian, transmetohen mesazhe të Trump dhe Netanyahut
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar eliminimin e një prej figurave kryesore të organizatës terroriste ISIS, të cilin e cilësoi si “terroristin më aktiv në botë” dhe numrin dy të kësaj organizate në nivel global.

Sipas Trump, bëhet fjalë për Abu Bilal al-Minuki, i cili është vrarë gjatë një operacioni të përbashkët ushtarak mes forcave amerikane dhe atyre të Nigerisë.

Në një reagim në platformën Truth Social, presidenti amerikan tha se operacioni është realizuar me sukses pas një planifikimi të detajuar.

“Sonte, me urdhrin tim, forca të guximshme amerikane dhe Forcat e Armatosura të Nigerisë ekzekutuan me sukses një mision kompleks për të eliminuar terroristin më aktiv në botë,” ka shkruar Trump.

Ai shtoi se lideri i ISIS-it kishte tentuar të fshihej në Afrikë, por sipas tij, inteligjenca amerikane kishte ndjekur çdo lëvizje të tij.

“Ai mendonte se mund të fshihej në Afrikë, por ne kishim burime që na mbanin të informuar për gjithçka që bënte,” deklaroi Trump.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, vrasja e al-Minukit përbën një goditje të fortë ndaj rrjetit ndërkombëtar të ISIS-it, duke theksuar se ai ishte i përfshirë në planifikimin e sulmeve dhe terrorizimin e popullsisë në Afrikë.

Trump falënderoi edhe autoritetet nigeriane për bashkëpunimin në operacion, duke e cilësuar aksionin si një sukses të madh në luftën kundër terrorizmit global.

Related

Previous Post

Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta shkon në 1.61 euro për litër

Next Post

Sonte finalja e madhe e Eurovision 2026, Shqipëria performon e pesta me ‘Nân’

Next Post
Sonte finalja e madhe e Eurovision 2026, Shqipëria performon e pesta me ‘Nân’

Sonte finalja e madhe e Eurovision 2026, Shqipëria performon e pesta me ‘Nân’

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.