Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, 16 maj 2026, duke shënuar rritje për naftën dhe benzinën.
Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar në 1.61 euro për litër, duke shënuar rritje krahasuar me ditët paraprake.
Edhe benzina ka pësuar rritje, me çmimin maksimal të lejuar prej 1.52 euro për litër, ndërsa gazi mbetet i pandryshuar në 0.76 euro për litër.
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00, ndërsa ministria ka bërë të ditur se qytetarët mund të adresojnë ankesat e tyre përmes kanaleve zyrtare në rast të mosrespektimit të çmimeve të përcaktuara.
Lëvizja e çmimeve vjen në një periudhë të ndjeshme për konsumatorët, teksa çdo rritje e derivateve reflektohet drejtpërdrejt edhe në koston e transportit dhe çmimet e produkteve të tjera në treg.

