Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti përkujton Ukshin Hotin: 27 vjet nga zhdukja e një prej mendjeve më të ndritura shqiptare

Qendra Info by Qendra Info
16/05/2026
in Lajme
0
Kurti përkujton Ukshin Hotin: 27 vjet nga zhdukja e një prej mendjeve më të ndritura shqiptare
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri , Albin Kurti, ka përkujtuar 27-vjetorin e zhdukjes së veprimtarit dhe intelektualit shqiptar, Ukshin Hoti, duke e cilësuar atë si një nga mendjet më të ndritura të shqiptarëve.

Kurti rikujtoi se më 16 maj 1999, Hoti u lirua nga burgu i Dubravës, por më pas u zhduk me dhunë nga aparati shtetëror serb, ndërsa fati i tij mbetet ende i pazbardhur.

“Më 16 maj 1999, profesor Ukshin Hoti u lirua nga burgu i Dubravës dhe më pas u zhduk me dhunë nga aparati shtetëror i Serbisë. Sot, pas 27 vjetësh, ende mbetet i pandriçuar fati i një prej mendjeve më të ndritura të shqiptarëve,” ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se veprat dhe analizat politike të Hotit do të vazhdojnë të studiohen ndër breza.

Sipas Kurtit, trashëgimia intelektuale e Ukshin Hotit mbetet e gjallë dhe me peshë të veçantë në historinë politike shqiptare.

Për ta nderuar figurën e tij, Kurti tha se ka vizituar shtëpinë-muze të Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, së bashku me djalin e tij, ministrin Andin Hoti, ku përkujtuan jetën dhe veprën e tij.

Related

Previous Post

Pas një kohe të gjatë, Prishtina nis të çlirohet nga mbeturinat vëllimore

Next Post

Xabi Alonso drejt Chelsea-t? Raportohet se spanjolli ka pranuar ofertën

Next Post
Xabi Alonso drejt Chelsea-t? Raportohet se spanjolli ka pranuar ofertën

Xabi Alonso drejt Chelsea-t? Raportohet se spanjolli ka pranuar ofertën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.