Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar nisjen e një aksioni për largimin e mbeturinave vëllimore në Kryeqytet, në një përpjekje për pastrimin e hapësirave publike pas një periudhe të gjatë me grumbullim mbeturinash.
Përmes një njoftimi publik, Rama u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në menaxhimin e mbeturinave dhe të shmangin hedhjen e tyre në vende publike.
“Aksion për largimin e mbeturinave vëllimore në Kryeqytet. Lusim qytetarët të bashkëpunojnë për menaxhimin e mbeturinave vëllimore, të mos i vendosni këto mbeturina në hapësira publike”, ka shkruar ai.
Ky aksion vjen në një kohë kur Prishtina prej muajsh është përballur me probleme serioze me mbeturinat, ndërsa qytetarët kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për gjendjen e pastërtisë në kryeqytet.

