Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

NATO publikon pamje nga stërvitja e forcave speciale shqiptare me trupat amerikane

Qendra Info by Qendra Info
16/05/2026
in Lajme
0
NATO publikon pamje nga stërvitja e forcave speciale shqiptare me trupat amerikane
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të NATO-s ka publikuar fotografi nga stërvitjet e përbashkëta të Forcave Speciale shqiptare me instruktorët e Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara, duke vënë theksin te rritja e gatishmërisë operacionale përballë sfidave moderne të sigurisë.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare, NATO thekson se këto përgatitje janë thelbësore për të përballuar mjedisin gjithnjë e më kompleks të sigurisë globale.

“Përpara misionit vjen stërvitja. Përpara presionit vjen përgatitja. Përmes skenarëve të vështirë, Forcat e Operacioneve Speciale të NATO-s mprehin gatishmërinë, precizitetin dhe koordinimin e nevojshëm për të vepruar në mjedisin kompleks të sigurisë së sotme”, thuhet në deklaratë.

Sipas NATO-s, stërvitjet janë fokusuar në operacione taktike në terren të vështirë, lëvizje me profil të ulët, si dhe neutralizimin e kërcënimeve në kushte sa më afër realitetit operacional.

Në këtë trajnim morën pjesë Forcat e Operacioneve Speciale të Shqipërisë, në bashkëpunim me instruktorët amerikanë, në kuadër të forcimit të ndërveprueshmërisë dhe kapaciteteve mbrojtëse brenda aleancës.

Publikimi i këtyre pamjeve vjen në një kohë kur NATO po intensifikon përgatitjet dhe bashkëpunimin ushtarak mes vendeve anëtare, përballë zhvillimeve të ndjeshme në arenën ndërkombëtare.

Related

Previous Post

Xabi Alonso drejt Chelsea-t? Raportohet se spanjolli ka pranuar ofertën

Next Post

Bolton për BBC: Evropa nuk e mbështeti shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Next Post
Bolton për BBC: Evropa nuk e mbështeti shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton për BBC: Evropa nuk e mbështeti shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.