Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën, më 18 maj 2026, do të realizohen punime të planifikuara për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemit energjetik, çka do të shkaktojë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa komuna të vendit.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerjet do të prekin zona në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Pejë dhe Gjakovë, ndërsa arsyet lidhen me mirëmbajtje preventive, eliminim defektesh, inspektime me dron dhe punime në rrjet.
Rajonet dhe oraret e ndërprerjeve:
🔹 Prishtinë
- 09:00 – 18:00
Zonat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë - 10:00 – 15:30
Zonat: Mramor, Slivovë, Brus, Busi, Zllashë, Viti e Marevcit dhe Marec
🔹 Prizren
- 09:00 – 16:00
Zonat: pjesë të rrugëve 10 Kukësi, Xhevat Berisha, Mbreti Pleurat, Bajram Curri dhe William Walker - 10:00 – 15:30
Restelicë
🔹 Ferizaj (Shtërpcë)
- 10:00 – 15:30
Zonat: Biti e Epërme, Biti e Poshtme, Brod, pjesë të Drajkovcës, Firajë, Gotovushë, Shushicë dhe Viqë
🔹 Gjakovë
- 10:00 – 15:30
Zonat: Babaj Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Gusk, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orizë, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman, Smolicë - 10:00 – 15:30
Zonat: Batushë, Berjah, Brovinë, Dobrosh, Hereç, Molliq, Nivokaz, pjesë të Osek Hilës, Pacaj, pjesë të Skivjanit, Stubëll, si dhe pjesë të rrugëve Dedë Gjon Luli, Pashko Vasa dhe Lekë Dukagjini
KEDS u bën thirrje qytetarëve të zonave të prekura që të planifikojnë aktivitetet e tyre paraprakisht për shkak të këtyre ndërprerjeve.

