Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Konjufca reagon ndaj lajmeve të rreme: Nuk kam folur për Presidenten Osmani, po shtrembërohet qëllimisht deklarata ime

Qendra Info by Qendra Info
20/05/2026
in Lajme
0
Konjufca: Ka një konsensus automatik në shoqëri për një president nga familja Jashari
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas raportimeve që, sipas tij, kanë shtrembëruar deklaratat e tij, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë koment ndaj Presidentes Vjosa Osmani.

Konjufca tha se rrallëherë reagon ndaj lajmeve të rreme, por kësaj here, sipas tij, bëhet fjalë për një “luftë speciale” me qëllim kontaminimin e skenës politike.

Sipas tij, gjatë një tubimi në Ferizaj, një person që ai e quajti “pseudogazetar” përdori termin “frizere”, të cilin ai tha se e kundërshtoi për mënyrën përçmuese të përdorimit.

“Shumë vajza dhe gra në vendin tonë e bëjnë këtë punë fisnike dhe mbajnë familjet e tyre. Pikërisht për këtë, ky profesion është përfshirë edhe në programin e arsimit dual të inauguruar nga qeveria”, ka shkruar Konjufca.

Ai theksoi se diskutimi i tij kishte vetëm këtë kontekst dhe nuk lidhej në asnjë formë me Presidenten Osmani, duke akuzuar disa media se kanë prerë vetëm një pjesë të deklaratës për të krijuar një narrativë të rreme.

“Asnjë diskutim imi nuk ka pasur të bëjë me Presidenten Osmani. Mediat qëllimkëqija e prenë vetëm termin ‘frizere’ dhe ndërtuan një rrëfim të paqenë”, u shpreh ai.

Konjufca shtoi se raportet me Osmanin mbeten të bazuara në respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të gjatë politik.

Në fund, ai kërkoi ndjesë ndaj kujtdo që mund të jetë lënduar nga ky, siç e quajti ai, “konstrukt i inxhinieruar”.

Related

Previous Post

KEDS njofton ndërprerje të rrymës të mërkurën në disa rajone të Kosovës

Next Post

JD Vance: Progres i madh në bisedimet me Iranin, SHBA mohon planin për transferimin e uraniumit në Rusi

Next Post
JD Vance paralajmëron Iranin para negociatave: “Mos u përpiqni të na mashtroni”

JD Vance: Progres i madh në bisedimet me Iranin, SHBA mohon planin për transferimin e uraniumit në Rusi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.