Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KQZ del me sqarim për votimin me postë, dërgesat nisin më herët për diasporën

Qendra Info by Qendra Info
20/05/2026
in Lajme
0
Zgjedhjet e reja afër, Osmani fillon procedurën për emërimin e KQZ-së së re, partitë edhe 5 ditë afat për propozime
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dhënë sqarime të reja për procesin e votimit me postë për zgjedhjet e 7 qershorit, duke njoftuar se pakot me fletëvotime tashmë janë përgatitur dhe një pjesë e madhe e tyre janë pranuar nga operatori postar për shpërndarje.

Sipas KQZ-së, çdo votues i regjistruar që ka zgjedhur votimin me postë do të pranojë pakon përkatëse në adresën e deklaruar, ndërsa dërgesat do të nisin të mbërrijnë gjatë ditëve në vijim.

Institucioni ka sqaruar edhe njoftimet që disa votues nga diaspora po marrin përmes SMS apo e-mail nga DHL, duke theksuar se këto mesazhe janë legjitime dhe përmbajnë kodin e gjurmimit të dërgesës, përmes të cilit mund të përcillet vendndodhja e pakos.

“Votuesit mund të zgjedhin ta pranojnë dërgesën në adresën e tyre ose ta tërheqin personalisht në pikën më të afërt të DHL-së”, thuhet në njoftim.

Në një vendim të ri, KQZ ka vendosur që procesi i votimit me postë të nisë katër ditë më herët, pra më 21 maj, dhe jo më 25 maj siç ishte planifikuar fillimisht.

Sipas KQZ-së, ndryshimi është bërë pas njoftimit nga kompania postare se DHL dhe shërbimet postare në disa vende evropiane nuk do të operojnë më 25 maj për shkak të një feste zyrtare, çka do të pengonte shpërndarjen dhe pranimin e dërgesave gjatë periudhës 22–26 maj.

Ky vendim synon të shmangë vonesat dhe t’u japë mundësi votuesve nga diaspora që ta realizojnë votën në kohë.

Related

Previous Post

JD Vance: Progres i madh në bisedimet me Iranin, SHBA mohon planin për transferimin e uraniumit në Rusi

Next Post

AKK çon në Kushtetuese rregulloren e Qeverisë për shërbimin civil, komunat kundër “centralizimit” të rekrutimeve

Next Post
AKK çon në Kushtetuese rregulloren e Qeverisë për shërbimin civil, komunat kundër “centralizimit” të rekrutimeve

AKK çon në Kushtetuese rregulloren e Qeverisë për shërbimin civil, komunat kundër “centralizimit” të rekrutimeve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.