Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 20 maj 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimet që hyjnë në fuqi nga ora 10:00 janë:
- Nafta (dizel): 1.63 euro për litër
- Benzina: 1.54 euro për litër
- Gasi: 0.75 euro për litër
MINT ka bërë të ditur se këto çmime janë përcaktuar bazuar në vendimin për rregullimin e çmimeve maksimale të lejuara për derivatet e naftës.
Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që për çdo ankesë lidhur me mosrespektimin e çmimeve të kontaktjnë përmes emailit konsumatori@rks-gov.net ose në numrin pa pagesë 0800 11000.
