Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qeveria miraton Pakon “Inflacioni 2.0”, ndan 1 milion euro për familjet në nevojë dhe merr disa vendime të reja

Qendra Info by Qendra Info
22/05/2026
in Lajme
0
Qeveria miraton Pakon “Inflacioni 2.0”, ndan 1 milion euro për familjet në nevojë dhe merr disa vendime të reja
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku ka miratuar një sërë vendimesh që lidhen me mbështetjen sociale, zhvillimin ekonomik dhe avancimin institucional.

Një nga vendimet kryesore ishte miratimi i Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, e cila synon të lehtësojë barrën financiare të qytetarëve përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë për kategori të ndryshme.

Sipas vendimit të miratuar, përfitues do të jenë:

  • Përfituesit e skemave pensionale, përmes mbështetjes së njëhershme;
  • Fëmijët që përfitojnë nga skema e shtesave për fëmijë;
  • Të gjithë të punësuarit me të ardhura mujore nën 1000 euro, të deklaruar gjatë muajit prill dhe që nuk paguhen nga buxheti i shtetit;
  • Studentët aktivë dhe të rregullt të vitit akademik 2025/2026 në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Në kuadër të mbështetjes sociale, Qeveria ka ndarë gjithashtu 1 milion euro për zbatimin e Masës 3.4 – “Kuponë ushqimi për familjet në nevojë”, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Ndërkaq, në fushën e zhvillimit ekonomik dhe industrial janë miratuar kërkesa për shpallje të interesit publik për bartjen e pronës komunale për zhvillimin e Parkut Industrial dhe Teknologjik në Komunën e Gjilanit, si dhe është shqyrtuar kërkesa për shpronësim të pronave ish-shoqërore “Virgjinia” dhe “Metaliku”, të cilat preken nga ndërtimi i Zonës Industriale në Gjakovë.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar:

  • Raportin vjetor mbi Inspektimet;
  • Emërimin e Komisionit të Pranimit për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Investimeve dhe Eksportit;
  • Emërimin e Komitetit për Partneritet Publiko-Privat.

Sipas ekzekutivit, këto vendime synojnë forcimin e mbështetjes sociale, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e funksionimit institucional në vend.

Related

Previous Post

Banorët e Rugovës protestojnë kundër ndalimit të shërbimeve ndërtimore: “Po na diskriminojnë në tokat tona”

Next Post

Policia apel qytetarëve: Kujdes nga SMS-të mashtruese, po rriten rastet e vjedhjeve të llogarive bankare

Next Post
Policia e Kosovës alarmon për SMS mashtruese në emër të bankave: Qytetarëve po u zbrazen llogaritë

Policia apel qytetarëve: Kujdes nga SMS-të mashtruese, po rriten rastet e vjedhjeve të llogarive bankare

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.