Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Banorët e Rugovës protestojnë kundër ndalimit të shërbimeve ndërtimore: “Po na diskriminojnë në tokat tona”

Qendra Info by Qendra Info
22/05/2026
in Lajme
0
Banorët e Rugovës protestojnë kundër ndalimit të shërbimeve ndërtimore: “Po na diskriminojnë në tokat tona”
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarë të shumtë nga Rugova e Pejës kanë protestuar sot para Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, duke kundërshtuar vendimin për ndalimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë.

Protestuesit kanë kërkuar nga institucionet që ta rishqyrtojnë urgjentisht këtë vendim, duke vlerësuar se ai po ndikon drejtpërdrejt në jetën dhe zhvillimin ekonomik të banorëve të kësaj zone.

Në emër të banorëve të Rugovës, Agron Nikqi deklaroi se qytetarët nuk do të heqin dorë nga e drejta për të jetuar dhe zhvilluar pronat e tyre, ndërsa e quajti vendimin diskriminues dhe të padrejtë.

“Sot kemi ardhur për të kundërshtuar një vendim që e konsiderojmë të paligjshëm. Kërkojmë që institucionet përgjegjëse ta shqyrtojnë këtë çështje dhe të ndërmarrin masa. Ne jemi banorë të asaj zone, aty kemi pasurinë dhe jetën tonë, dhe askush nuk mund të na ndalojë të jetojmë në pronat tona”, tha Nikqi.

Ai shtoi se banorët e Rugovës prej kohësh kanë kundërshtuar kufizimet që, sipas tij, po ua reduktojnë hapësirat e jetesës dhe zhvillimit.

“Nuk ka nevojë të na bëhet diskriminim në pronat tona. Rugova ka nevojë për zhvillim, për turizëm, për investime dhe për kushte më të mira jetese. Në vend të alternativave zhvillimore, po përballemi me ndalesa të vazhdueshme”, u shpreh ai.

Ndërkohë, një nga organizatorët e protestës, Flamur Rexhbogaj, tha se banorët po trajtohen si të huaj në tokat e tyre.

“Sot nuk po përballemi vetëm me një vendim administrativ, por me një padrejtësi që prek drejtpërdrejt banorët e kësaj treve. Vendime të tilla po pengojnë zhvillimin e Rugovës dhe po cenojnë të drejtën tonë për të jetuar e zhvilluar pronat tona”, deklaroi Rexhbogaj.

Protestuesit kërkuan që institucionet të hapin dialog me banorët dhe të gjejnë zgjidhje që, sipas tyre, do të ruanin interesin publik pa dëmtuar jetën dhe zhvillimin ekonomik të komunitetit lokal.

Related

Previous Post

KQZ certifikon Listën Votuese, mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Next Post

Qeveria miraton Pakon “Inflacioni 2.0”, ndan 1 milion euro për familjet në nevojë dhe merr disa vendime të reja

Next Post
Qeveria miraton Pakon “Inflacioni 2.0”, ndan 1 milion euro për familjet në nevojë dhe merr disa vendime të reja

Qeveria miraton Pakon “Inflacioni 2.0”, ndan 1 milion euro për familjet në nevojë dhe merr disa vendime të reja

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.