Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KQZ certifikon Listën Votuese, mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Qendra Info by Qendra Info
22/05/2026
in Lajme
0
Shorti i KQZ-së: Ja renditja zyrtare e partive në fletëvotimin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar zyrtarisht Listën Votuese për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor në Kosovë. Sipas të dhënave të publikuara, në këtë proces zgjedhor të drejtë vote kanë 2,092,174 qytetarë.

Numri i votuesve është rritur krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025, me gjithsej 15,884 votues më shumë në listë.

Nga numri i përgjithshëm, 1,959,962 qytetarë do të votojnë në vendvotimet brenda Kosovës, ndërsa 132,212 qytetarë janë regjistruar për të votuar nga diaspora.

Sipas KQZ-së, nga votuesit jashtë vendit, 100,970 persona janë regjistruar për të votuar përmes postës në adresat e tyre jashtë Kosovës, 3,518 përmes kutive postare në Kosovë dhe 27,724 do të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike.

Në zgjedhjet e 7 qershorit do të marrin pjesë edhe mijëra votues të rinj. Sipas raportit të KQZ-së, 22,685 qytetarë do të votojnë për herë të parë. Prej tyre, 16,934 kanë mbushur moshën 18-vjeçare pas zgjedhjeve të fundit, ndërsa pjesa tjetër përfshin qytetarë të regjistruar rishtazi ose persona që kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës.

Ndërkohë, nga lista votuese janë larguar 6,801 persona, përfshirë qytetarë të evidentuar si të vdekur, persona që kanë humbur shtetësinë dhe raste të tjera administrative.

KQZ ka bërë të ditur gjithashtu se procesi zgjedhor në Kosovë do të zhvillohet në 949 qendra votimi me gjithsej 2,550 vendvotime. Ndërsa për votuesit jashtë vendit, procesi do të organizohet në 30 përfaqësi diplomatike, përfshirë ambasada dhe konsullata, ku votimi fizik do të mbahet më 6 qershor.

Related

Previous Post

Vuçiç: Kurti ka nisur presion ndaj serbëve, Serbia do të mbështesë Listën Serbe para zgjedhjeve në Kosovë

Next Post

Banorët e Rugovës protestojnë kundër ndalimit të shërbimeve ndërtimore: “Po na diskriminojnë në tokat tona”

Next Post
Banorët e Rugovës protestojnë kundër ndalimit të shërbimeve ndërtimore: “Po na diskriminojnë në tokat tona”

Banorët e Rugovës protestojnë kundër ndalimit të shërbimeve ndërtimore: “Po na diskriminojnë në tokat tona”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.