Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Bedri Hamza nga Prishtina: Më 7 qershor do t’i themi STOP krizës dhe do ta ndryshojmë Kosovën

Qendra Info by Qendra Info
22/05/2026
in Lajme
0
Bedri Hamza nga Prishtina: Më 7 qershor do t’i themi STOP krizës dhe do ta ndryshojmë Kosovën
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryeministër Bedri Hamza ka zhvilluar një aktivitet me qytetarë në Prishtinë, nga ku tha se po merr mbështetje dhe energji për, siç u shpreh ai, “misionin për t’i dhënë fund krizës dhe për të sjellë ndryshim në Kosovë”.

Përmes një postimi publik, Hamza deklaroi se gjatë takimeve me qytetarët ka parë pakënaqësi lidhur me gjendjen aktuale dhe shqetësime për të ardhmen e vendit.

“Prishtina sonte na dha shumë energji, besim dhe dashuri në misionin tonë për t’i thënë STOP krizës dhe për ta ndryshuar Kosovën”, ka shkruar Hamza.

Ai theksoi se qytetarët, sipas tij, janë të lodhur nga krizat dhe presin zgjidhje konkrete për çështjet e përditshme.

“Qytetarët nuk kërkojnë mrekulli. Kërkojnë një shtet që punon për ta. Një qeveri që merret me jetën reale: me çmimet, pagat, të rinjtë dhe dinjitetin e familjeve tona”, u shpreh ai.

Hamza shtoi se mbështetja që po merr gjatë fushatës po e bind se ekziston një kërkesë për ndryshim politik në vend.

“Energjia që po marrim çdo ditë anekënd Kosovës po na bind edhe më shumë: koha për ndryshim ka ardhur. Më 7 qershor, bashkë, do t’i themi STOP krizës dhe do ta ndryshojmë Kosovën”, ka deklaruar ai.

Related

Previous Post

Janez Jansha rikthehet në pushtet, merr mandatin e katërt si kryeministër i Sllovenisë

Next Post

Ramush Haradinaj nga Vushtrria: Forca e Kosovës buron nga familja dhe vlerat kombëtare

Next Post
Ramush Haradinaj nga Vushtrria: Forca e Kosovës buron nga familja dhe vlerat kombëtare

Ramush Haradinaj nga Vushtrria: Forca e Kosovës buron nga familja dhe vlerat kombëtare

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.