Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Mbi 402 milionë euro për mbështetje sociale dhe ekonomike gjatë qeverisjes Kurti

Qendra Info by Qendra Info
23/05/2026
in Lajme
0
Qeveria miraton pakon “Inflacioni 2.0”, Kurti: Mbështetje financiare për pensionistë, punëtorë, fëmijë dhe studentë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë qindra milionë euro për mbështetje sociale dhe ekonomike për qytetarët që nga viti 2022, përmes Programit për Ringjalljen Ekonomike.

Sipas të dhënave të publikuara, nga viti 2022 deri në vitin 2026 janë planifikuar gjithsej 402.06 milionë euro, të shpërndara në forma të ndryshme mbështetjeje, duke përfshirë pensione, shtesa për lehona dhe fëmijë, subvencione për studentë, kuponë ushqimorë dhe ndihma për diasporën.

Shpërndarja sipas viteve paraqitet kështu:

  • 2022: 108 milionë euro
  • 2023: 144.3 milionë euro
  • 2024: 69.7 milionë euro
  • 2025: 50 milionë euro
  • 2026: 30 milionë euro

Megjithatë, raportet financiare vjetore tregojnë se në disa raste shpenzimet reale kanë tejkaluar buxhetin e planifikuar. Vetëm gjatë vitit 2024 janë shpenzuar më shumë mjete sesa ishin parashikuar fillimisht.

Ndër masat kryesore të financuara përfshihen:

  • 39.9 milionë euro për shtesat për fëmijë dhe lehona (2024);
  • 31.2 milionë euro për rritjen e koeficientit të pagave në sektorin publik (2025);
  • 10 milionë euro për rritjen e pagesave për lehona;
  • 10 milionë euro për rritjen e shtesave për fëmijë;
  • 9.7 milionë euro për rritjen e pensioneve bazike;
  • 6 milionë euro për mbështetje prej 100 eurosh për studentët;
  • 4 milionë euro për mbulimin e policës së sigurimit për diasporën;
  • 1 milion euro për kuponë ushqimorë për familjet në nevojë.

Po ashtu, përmes Programit për Ringjalljen Ekonomike janë ndarë fonde për bursa studentore, subvencionim të teksteve shkollore dhe mbështetje për kategori të ndryshme sociale.

Sipas shënimit të raportit, lista nuk përfshin të gjitha shpenzimet e realizuara, por vetëm ato të përmendura specifikisht në raportet financiare zyrtare të Qeverisë së Kosovës. Burimi: REL.

Related

Previous Post

SHBA pret koordinim për Xhandarmërinë, NATO: Po e monitorojmë situatën

Next Post

SHBA konfirmon mbështetjen për FSK-në, Maqedonci: Kosova po shndërrohet në ofruese sigurie

Next Post
Maqedonci: Inteligjenca ruse e përfshirë në strukturat ilegale serbe në veri të Kosovës

SHBA konfirmon mbështetjen për FSK-në, Maqedonci: Kosova po shndërrohet në ofruese sigurie

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.