Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e lejuara për tregtimin e derivateve të naftës në Kosovë, të cilat do të vlejnë për datat 24 dhe 25 maj 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimet maksimale të lejuara janë:
- Nafta: 1.61 euro për litër
- Benzina: 1.53 euro për litër
- Gazi: 0.75 euro për litër
Bëhet e ditur se çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme gjatë së dielës dhe të hënës.
Vendosja e çmimeve të lejuara për derivatet bëhet në kuadër të masave për monitorimin dhe rregullimin e tregut të karburanteve në Kosovë.

