Kryetari i Aleancës dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, ka vizituar Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Pas vizitës, Gjini theksoi rëndësinë e harmonisë fetare në Kosovë, duke vlerësuar rolin dhe mesazhin që përcjell Bashkësia Islame e Kosovës.
Ai tha se Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme për besimtarët myslimanë, por që respektohet dhe vlerësohet edhe nga besimtarët e komuniteteve të tjera.
“Është një festë e madhe e besimtarëve myslimanë në Kosovë, mirëpo është një festë që edhe besimtarët e tjerë e respektojnë dhe e duan. Ajo që kisha mundur t’ju them sot është se Kosova dhe populli shqiptar me të vërtetë janë me fat për harmoninë fetare që e kemi, por edhe për mesazhin që e përcjell Bashkësia Islame e Kosovës”, tha Gjini.

