Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hamza nga BIK-u për Kurban Bajramin: Festë që bashkon njerëzit dhe forcon solidaritetin

Qendra Info by Qendra Info
27/05/2026
in Lajme
0
Hamza nga BIK-u për Kurban Bajramin: Festë që bashkon njerëzit dhe forcon solidaritetin
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka zhvilluar një vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku është pritur nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar besimtarët myslimanë për festën, duke theksuar rëndësinë e saj si simbol i solidaritetit, sakrificës dhe afërsisë mes njerëzve.

Hamza tha se Kurban Bajrami është një ditë e veçantë që shërben për forcimin e lidhjeve shoqërore dhe përçimin e vlerave të përbashkëta.

“Si zakonisht, në festa të tilla vijmë për ta uruar Bashkësinë Islame, Myftiun, mikun tim Naim Tërnava, për festën e Kurban Bajramit. Shfrytëzoj rastin që të gjithë besimtarëve të besimit islam t’ua uroj këtë festë të solidaritetit dhe sakrificës, një ditë e veçantë që i bashkon njerëzit, ku ata shkojnë për ta uruar njëri-tjetrin. Kështu ka qenë, kështu do të jetë dhe kështu duhet të jetë edhe në të ardhmen”, tha Hamza.

Ai uroi gjithashtu të gjitha familjet në Kosovë për shëndet, begati dhe mirëqenie.

Related

Previous Post

Haxhiu uron Kurban Bajramin nga BIK-u: Sakrifica dhe solidariteti janë vlera që duhet të na bashkojnë

Next Post

Kongresistë amerikanë në Prishtinë, takojnë Haxhiun: Fokus te të drejtat e pakicave dhe situata në rajon

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.