Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kongresistë amerikanë në Prishtinë, takojnë Haxhiun: Fokus te të drejtat e pakicave dhe situata në rajon

Qendra Info by Qendra Info
27/05/2026
in Lajme
0
Kongresistë amerikanë në Prishtinë, takojnë Haxhiun: Fokus te të drejtat e pakicave dhe situata në rajon
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy kongresistë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, kanë zhvilluar një takim në Presidencën e Kosovës me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Gjatë vizitës në rajon, delegacioni amerikan pritet të takohet me përfaqësues të institucioneve qendrore të Kosovës, institucioneve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

Në vizitën e tyre në Luginën e Preshevës, kongresisti Keith Self ka folur për sfidat mes shqiptarëve dhe Serbisë, duke theksuar nevojën për njohje më të mirë të situatës në terren dhe trajtimin e çështjeve të pakicave.

“Kemi parë se ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë, siç edhe e kemi ditur. Por do të shkojmë edhe në Kosovë për të mësuar për pakicën serbe atje. Po i vizitojmë të dyja vendet për të kuptuar se si trajtohen pakicat dhe cilat janë të drejtat e tyre”, tha Self.

Ndërkohë, kongresisti Suhas Subramanyam ka ngritur çështjen e arsimit dhe pabarazisë në zhvillim si problematika kryesore për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e ka vlerësuar vizitën si të rëndësishme, duke thënë se ajo tregon rritje të vëmendjes ndërkombëtare ndaj çështjeve të shqiptarëve në rajon.

“Përshtypja jonë është jashtëzakonisht pozitive… kjo na jep shpresë se zëri i shqiptarëve të Luginës po dëgjohet më shumë nga vendimmarrësit ndërkombëtarë”, u shpreh Sinani.

Ndërkohë, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, theksoi se ndërsa Beogradi kërkon standarde të larta për serbët në Kosovë, të njëjtat nuk po zbatohen për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Related

Previous Post

Hamza nga BIK-u për Kurban Bajramin: Festë që bashkon njerëzit dhe forcon solidaritetin

Next Post

Berisha uron Kurban Bajramin: Lutje për mbarësi, shëndet dhe sukses për shqiptarët

Next Post
Berisha uron Kurban Bajramin: Lutje për mbarësi, shëndet dhe sukses për shqiptarët

Berisha uron Kurban Bajramin: Lutje për mbarësi, shëndet dhe sukses për shqiptarët

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.