Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Duka zbulon detaje për Maranin, trajneri i ri i Shqipërisë me pagën më të lartë në histori

Qendra Info by Qendra Info
27/05/2026
in Sport
0
Armand Duka: Kombëtarja i ka dyert e hapura për çdo shqiptar, kudo që jeton
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Federata Shqiptare e Futbollit, Armand Duka, ka zbuluar detaje të reja mbi kontratën e trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, duke sqaruar edhe spekulimet që kanë qarkulluar rreth pagës së tij.

Në një intervistë për emisionin “TAR”, Duka deklaroi se Maran ka një pagë në të njëjtin nivel me paraardhësin e tij, Sylvinho, madje sipas tij mund të jetë edhe me një përqindje të vogël më e lartë.

“Kam dëgjuar këto ditë lloj-lloj abuzimesh. Federata mori këtë, uli nivelin, rriti buxhetin. Nuk kam preferuar ndonjëherë të flas për marrëdhëniet financiare me trajnerët apo stafet. Paga e Maran është e njëjtë me Silvinjon, mbase ndonjë përqindje më shumë”, deklaroi Duka.

Ai hodhi poshtë raportimet që flisnin për shifra shumë të larta, duke sqaruar se as Sylvinho nuk ka përfituar ndonjëherë pagë prej 1 apo 2 milionë eurosh në vit.

“Ka pasur abuzime: ‘Silvinjo merrte 1 milion apo 2 milionë euro’. Janë në të njëjtat nivele, as Silvinjo nuk ka marrë asnjëherë 1 milion”, u shpreh ai.

I pyetur nëse paga e trajnerit të ri është nën 1 milion euro në vit, Duka u përgjigj shkurt: “Po, patjetër”.

Megjithatë, nga deklaratat e presidentit të FSHF-së kuptohet se Maran mund të jetë trajneri më i paguar në historinë e Kombëtares shqiptare, edhe pse shifra e saktë nuk është bërë publike.

Related

Previous Post

Europa e pagave dhe taksave: Në cilat vende gjysma e rrogës zhduket para se të hyjë në bankë?

Next Post

Kurti pret delegacionin amerikan në Prishtinë, në fokus NATO, siguria dhe bashkëpunimi ekonomik

Next Post
Kurti pret delegacionin amerikan në Prishtinë, në fokus NATO, siguria dhe bashkëpunimi ekonomik

Kurti pret delegacionin amerikan në Prishtinë, në fokus NATO, siguria dhe bashkëpunimi ekonomik

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.