Kina ka deklaruar se sistemi ndërkombëtar po kalon transformimet më të thella që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, duke paralajmëruar për rritjen e tensioneve globale dhe dobësimin e parimeve themelore të rendit ndërkombëtar.
Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, parimet bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara po anashkalohen, ndërsa marrëdhëniet ndërkombëtare po përballen me presione të mëdha.
Deklarata erdhi pas një mbledhjeje të nivelit të lartë të United Nations Security Council në Nju Jork, e cila u drejtua nga ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi.
Kina, e cila mban presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit gjatë këtij muaji, e kishte thirrur takimin me fokus forcimin e sistemit ndërkombëtar të bazuar te OKB-ja.
Sipas autoriteteve kineze, Wang Yi paraqiti pesë propozime kryesore që lidhen me forcimin e Kartës së OKB-së, rolit të Këshillit të Sigurimit, bashkëpunimit për zhvillim, qeverisjes globale dhe rritjes së efikasitetit të sistemit të Kombeve të Bashkuara.
Pekini theksoi se zhvillimet aktuale globale kërkojnë më shumë bashkëpunim mes shteteve dhe respektim të rregullave ndërkombëtare të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore.
