Të enjten në Kosovë pritet përkeqësim gradual i motit, me intervale me diell dhe shtim të vranësirave gjatë ditës. Vranësirat do të zhvillohen duke sjellë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë.
Në disa zona ekziston mundësia për shtrëngata të fuqishme kalimtare me reshje intensive dhe breshër, megjithatë reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe jo të gjitha rajonet do të përfshihen nga to.
Temperaturat do të pësojnë ulje graduale. Paraditja pritet të jetë e ngrohtë, ndërsa pas zhvillimit të rrebesheve moti do të freskohet ndjeshëm.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 14°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 28°C.

