Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten, më 28 maj 2026, do të realizohen punime të planifikuara për siguri dhe mirëmbajtje të sistemit energjetik, çka do të shkaktojë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa rajone të vendit.
Sipas njoftimit të KEDS-it, punimet do të zhvillohen në rajonet e Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjakovës dhe Gjilanit.
Prishtinë
Nga TS 35/10kV Koliqi do të ndërpritet:
- Dalja 10kV J09 Grashticë–Radashec, nga ora 10:00 deri në 15:30.
Pa energji do të mbesin:
Grashtica dhe Radasheci.
Arsyeja:
Mirëmbajtje preventive dhe eliminim i defekteve të identifikuara nga inspektimi me dron.
Pejë
Nga TS 110/10kV Deçani do të ndërpritet:
- Dalja 10kV Juniku, nga ora 10:00 deri në 15:30.
Pa energji do të mbesin:
Lloqani, Dranoci, Sllupi, Vokshi, Polana, Pobërxha, Prilepi, Rastavica, Baballoqi, Juniku, Jasiqi dhe Gjocaj.
Arsyeja:
Mirëmbajtje preventive dhe eliminim i defekteve në rrjet.
Prizren
Nga TS 110/35/10kV Prizreni 1 do të ndërpritet:
- Dalja 10kV Rahoveci J15, nga ora 10:00 deri në 15:30.
Pa energji do të mbesin:
Euro Graniti, Atmaxha I dhe II, Tupeci I, II dhe III, Landovica, Tulltorja I dhe II.
Arsyeja:
Pastrim i trasës së rrjetit.
Mitrovicë
Në TS 110/10kV Vushtrria 2 do të ketë ndërprerje nga ora 10:00 deri në 15:30 në disa trafostacione.
Pa energji do të mbesin:
Bruzniku, Dubovca, Beqiqi, Taraxha, Oshlani dhe Novolani.
Arsyeja:
Eliminim i defekteve dhe pastrim i trasës.
Gjakovë
Nga NS 110/35/10kV Rahoveci do të ndërpritet:
- Dalja 10kV J04 Qyteti II, nga ora 12:00 deri në 14:00.
Ndërprerja do të prekë një numër të madh rrugësh në Rahovec, përfshirë rrugët:
“Sylejman Vokshi”, “UÇK-së”, “Hasan Prishtina”, “28 Nëntori”, “Vëllezërit Frashëri”, “Viljam Voker” dhe zona të tjera përreth.
Arsyeja:
Punime për ngritjen e shtyllave elektrike dhe siguri në rrjet.
Gjilan
Në TS 110/20(10)kV Kamenica do të ndërpriten disa trafostacione nga ora 10:00 deri në 15:30.
Pa energji do të mbesin:
Marovca, Vriqevci, Laçiqi, Desivojca, Velegllava, Lisocka, Gjyrisheci, Shahiqi, Poliçka dhe Tërstena.
Arsyeja:
Mirëmbajtje preventive dhe pastrim i trasës.
Po ashtu, në kuadër të projekteve investive, nga TS 110/35/10kV Vitia do të ndërpritet:
- Dalja 10kV J01 Stublla, nga ora 09:00 deri në 16:00.
Pa energji do të mbesin:
Stublla, Vërbovci, Gërnçari, Podgorci, Gurthysi dhe disa zona përreth.

