Shqipëria zbret sot në fushë për një ndeshje miqësore ndaj Izraelit, që shënon debutimin e trajnerit të ri italian, Rolando Maran.
Tekniku kuqezi ka pasur vetëm pak ditë në dispozicion për përgatitje, me vetëm dy seanca stërvitore para këtij takimi, por ka deklaruar se ka arritur t’u përcjellë lojtarëve idetë e tij taktike.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë
Në debutimin e tij, Maran pritet të sjellë ndryshime në skemë dhe të provojë sistemin 4-3-1-2, një formacion i preferuar i tij.
Portieri
- Alen Sherri pritet të nisë si titullar në portë.
Mbrojtja
- Në krahë: Mario Mitaj dhe Elseid Hysaj
- Në qendër: Berat Gjimshiti dhe Ardian Ajeti
Mesfusha
- Ylber Ramadani
- Kristjan Asllani
- Medon Berisha / alternativë në balotazh për minutazh më të madh
Më i avancuar në mesfushë pritet të jetë:
- Nedim Bajrami (ose Anis Mehmeti si alternativë)
Sulmi
- Armando Broja
- Myrto Uzuni
Si alternativë për repartin ofensiv përmendet edhe Sokol Cikalleshi / Mirlind Daku, në varësi të vendimit final të trajnerit.
Dilemat e fundit para ndeshjes
Trajneri Maran ende nuk e ka vendosur përfundimisht formacionin, duke lënë disa pozita në balotazh deri në momentet e fundit. Përveç emrave titullarë, mbetet e hapur edhe çështja e skemës përfundimtare taktike.
Ndeshja ndaj Izraelit shihet si test i parë për filozofinë e re të trajnerit italian në krye të Shqipërisë, me synimin për të krijuar një identitet të ri loje.

