Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Procesi i votimit me kusht në Prishtinë nis pa probleme, mbi 30 qytetarë votuan në orët e para

Qendra Info by Qendra Info
07/06/2026
in Lajme
0
Kosova shembull i demokracisë funksionale, vlerëson The Economist
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi i votimit me kusht në Qendrën e Votimit në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë ka nisur pa asnjë problem, ndërsa të gjitha materialet zgjedhore kanë arritur sipas planifikimit.

Menaxheri i qendrës së votimit, Milaim Mazreku, ka deklaruar se vendvotimi është hapur në kohë dhe procesi po zhvillohet normalisht.

“Deri në këtë moment kur po raportojmë, çdo gjë është në rregull. Vendvotimi është hapur me kohë, materialet jo sensitive kanë mbërritur dje me kohë. Sot materialet sensitive kanë arritur me kohë. Qendra e votimit është hapur në ora shtatë të mëngjesit dhe deri më tani, kur po raportojmë, në këtë pikë kanë votuar mbi 30 votues”, tha Mazreku.

Sipas tij, numri i votuesve pritet të jetë i ngjashëm me zgjedhjet e kaluara, duke mos pasur ndryshime të dukshme në trendin e pjesëmarrjes.

“Ky trend vazhdon. Në zgjedhjet e dhjetorit kanë qenë rreth 3,300 votues dhe presim që afërsisht e njëjta situatë të jetë edhe në këto zgjedhje deri në mbylljen e kutive të votimit në ora 19:00”, u shpreh ai.

Risi në organizim, staf shtesë për orientimin e votuesve

Mazreku vlerësoi pozitivisht angazhimin e stafit shtesë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në tavolinën ndihmëse, duke e cilësuar këtë si një risi që po ndihmon qytetarët gjatë procesit të votimit.

“Ajo çka është risi është se tash shihet që është edhe ndihmës menaxheri në tavolinën ndihmëse për orientim të votuesve. Kjo është risi që vërehet. Megjithatë, do të ishte mirë të kishte edhe më shumë staf mbështetës, pasi objekti ka hapësirë të madhe dhe kërkon menaxhim më të mirë për orientimin e votuesve”, tha ai.

Votimi me kusht po zhvillohet në qendrat e përcaktuara nga KQZ-ja në të gjitha komunat e Kosovës dhe u mundëson qytetarëve që nuk figurojnë në listën e rregullt të vendvotimit të tyre të ushtrojnë të drejtën kushtetuese të votës.

Related

Previous Post

Mbi 100 prokurorë të angazhuar për mbrojtjen e procesit zgjedhor në Kosovë

Next Post

Vjosa Osmani: Qytetarët e Kosovës po dëshmojnë përkushtim ndaj demokracisë

Next Post
Vjosa Osmani: Qytetarët e Kosovës po dëshmojnë përkushtim ndaj demokracisë

Vjosa Osmani: Qytetarët e Kosovës po dëshmojnë përkushtim ndaj demokracisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.