Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Mbi 100 prokurorë të angazhuar për mbrojtjen e procesit zgjedhor në Kosovë

Qendra Info by Qendra Info
07/06/2026
in Lajme
0
80 prokurorë kujdestarë për mbrojtjen e votës së lirë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor dhe mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve në zgjedhjet që po mbahen sot.

Sipas njoftimit zyrtar, mbi 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial janë angazhuar në mbarë territorin e Kosovës për të monitoruar procesin zgjedhor dhe për të reaguar ndaj çdo parregullsie të mundshme.

Ata do të qëndrojnë në kujdestari deri në përfundimin e procesit të votimit, me qëllim që të trajtojnë dhe procedojnë rastet që mund të cenojnë ligjshmërinë e zgjedhjeve.

“Në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku mbi 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në këto zgjedhje”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve, subjekteve politike, institucioneve dhe organizatave që të raportojnë çdo rast të dyshuar për keqpërdorim ose manipulim të votës.

“Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse çdo rast për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”, theksohet më tej në komunikatë.

Autoritetet kanë ritheksuar se mbrojtja e votës dhe garantimi i një procesi zgjedhor të rregullt mbetet prioritet i institucioneve të drejtësisë gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve.

Related

Previous Post

KQZ: Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit, 22 mijë votues do të votojnë për herë të parë

Next Post

Procesi i votimit me kusht në Prishtinë nis pa probleme, mbi 30 qytetarë votuan në orët e para

Next Post
Kosova shembull i demokracisë funksionale, vlerëson The Economist

Procesi i votimit me kusht në Prishtinë nis pa probleme, mbi 30 qytetarë votuan në orët e para

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.