Është publikuar edhe Exit Poll-i i Albanian Post për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor 2026, i cili e nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje si forcën e parë politike në vend.
Sipas këtyre projeksioneve, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 43 për qind të votave, duke ruajtur epërsinë ndaj partive të tjera në garën për Kuvendin e Kosovës.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pozicionohet e treta me 18 për qind.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sipas këtij Exit Poll-i ka arritur të sigurojë 7 për qind të votave, duke kaluar pragun zgjedhor.
Rezultatet e publikuara nga Albanian Post paraqesin projeksione të bazuara në matjet e realizuara gjatë ditës së zgjedhjeve dhe nuk përbëjnë rezultate zyrtare. Rezultatet përfundimtare do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.
Exit Poll-i i Albanian Post paraqet një rezultat të ngjashëm me projeksionet e publikuara më herët nga mediat e tjera, duke e nxjerrë Vetëvendosjen fituese të zgjedhjeve, ndërsa PDK-në, LDK-në dhe AAK-në në pozitat pasuese.
