Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

NATO: Angazhimi për sigurinë në Kosovë mbetet i palëkundur

Qendra Info by Qendra Info
21/06/2026
in Lajme
0
NATO: Angazhimi për sigurinë në Kosovë mbetet i palëkundur
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka rikonfirmuar se angazhimi i Aleancës për sigurinë në Kosovë mbetet i palëkundur, duke theksuar se aleatët janë të gatshëm dhe të vendosur për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në vend.

Duke folur në Bruksel, në kuadër të takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, Shekerinska vlerësoi bashkëpunimin me institucionet e sigurisë në Kosovë dhe theksoi se ky bashkëpunim ka ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve, njohurive dhe ekspertizës vendore.

“Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për Aleancën. Ne e vlerësojmë bashkëpunimin që kemi pasur me institucionet e sigurisë në Kosovë dhe besojmë se angazhimi ynë ka sjellë rezultate pozitive”, deklaroi ajo.

Sipas saj, pas sulmeve ndaj personelit të KFOR-it gjatë vitit 2023, NATO rriti praninë e saj në terren. Megjithatë, me stabilizimin e situatës së sigurisë, Aleanca ka nisur një proces optimizimi të pranisë së saj.

“Nga janari kemi ndërprerë dislokimet rotative dhe do të kemi një prani më të optimizuar. Kjo tregon se institucionet përgjegjëse për sigurinë janë bërë më të afta dhe se misioni mund të realizohet me një numër më të vogël trupash”, tha Shekerinska.

Ajo theksoi se qëllimi i KFOR-it gjatë 27 viteve të pranisë së tij ka qenë garantimi i sigurisë, lirisë së lëvizjes dhe krijimi i një mjedisi të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe rajonin.

Shekerinska nënvizoi se NATO mbetet e gatshme të mbështesë Kosovën edhe në procese të tjera të rëndësishme, por shtoi se aleatët presin rezultate konkrete nga dialogu politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Vendimet e fundit tregojnë qartë se angazhimi ynë është i palëkundur. Aleatët janë të gatshëm dhe të vendosur për të ndihmuar, por të gjithë presin rezultate konkrete nga dialogu politik, të cilat mund të hapin rrugën për një bashkëpunim edhe më të mirë”, deklaroi ajo.

Sipas zëvendëssekretares së NATO-s, bashkëpunimi me Policinë e Kosovës ka dhënë rezultate pozitive në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe në krijimin e një mjedisi më të sigurt për qytetarët.

Ajo ritheksoi se mbështetja e KFOR-it lidhet ngushtë me dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duke vlerësuar se vetëm përmes procesit politik mund të sigurohet paqe afatgjatë dhe stabilitet i qëndrueshëm në rajon.

Ndërkohë, edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Kosova mbetet një partner i rëndësishëm për Aleancën, duke vlerësuar pozitivisht përmirësimin e situatës së sigurisë në vend.

Related

Previous Post

Moti në Kosovë: Diell dhe temperatura të larta

Next Post

MINT publikon çmimet e reja të derivateve për fundjavën

Next Post
Katastrofale dhe e papërballueshme”, qytetarët shpërthejnë për çmimin e naftës

MINT publikon çmimet e reja të derivateve për fundjavën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.