Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për tregun e Kosovës, të vlefshme për datat 21 dhe 22 qershor 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimet maksimale të lejuara janë:
- Nafta (Dizel): 1.39 euro për litër;
- Benzina: 1.33 euro për litër;
- Gazi (LPG): 0.67 euro për litër.
Këto çmime përfaqësojnë kufirin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në tregun vendor dhe vlejnë gjatë fundjavës, sipas vendimit të MINT-it.
Autoritetet bëjnë të ditur se inspektimet do të vazhdojnë për të monitoruar zbatimin e çmimeve të përcaktuara në të gjitha pikat e shitjes së karburanteve në vend.

