Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KRU “Prishtina” apel për kursim të ujit: rritje e konsumit gjatë verës po rrezikon furnizimin

Qendra Info by Qendra Info
21/06/2026
in Lajme
0
Uji nga Liqeni i Badocit i sigurt për pije, nivelet e manganit brenda normave
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin me kujdes ujin e pijshëm, pas rritjes së ndjeshme të konsumit gjatë sezonit të verës.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, rritja e kërkesës po ndikon në furnizimin e qëndrueshëm me ujë, duke e bërë të domosdoshëm përdorimin racional të këtij burimi jetik.

KRU “Prishtina” u ka kërkuar qytetarëve të shmangin përdorimin e ujit të pijshëm për ujitjen e oborreve dhe kopshteve, larjen e trotuareve dhe hapësirave publike apo private, mbushjen e pishinave dhe rezervuarëve privatë, si dhe lënien e çezmave të hapura pa nevojë.

Në apel theksohet se bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për të garantuar furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm për familjet, institucionet dhe bizneset.

“Me bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin e secilit qytetar, mund të sigurojmë furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm me ujë të pijshëm… Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe kontributin tuaj në ruajtjen e këtij burimi të çmuar jetik”, thuhet në njoftim.

Related

Previous Post

Latifi kritikon protestat në Tiranë: shqiptarët e Luginës akuzohen për heshtje ndaj diskriminimit në Serbi

Next Post

Rama reagon për protestat në Tiranë: shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut nuk janë diasporë

Next Post
Rama i vendosur për resortin në Zvërnec: Më kanë votuar për t’i bërë këto projekte realitet, protestat nuk do ta ndalin investimin

Rama reagon për protestat në Tiranë: shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut nuk janë diasporë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.