Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KGJK zgjedh dy anëtarë të rinj nga gjykatat e shkallës së parë

Qendra Info by Qendra Info
23/06/2026
in Lajme
0
KGJK zgjedh dy anëtarë të rinj nga gjykatat e shkallës së parë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka zgjedhur dy anëtarë të rinj nga radhët e gjykatave të shkallës së parë.

Anëtarët e zgjedhur janë Valentina Sopjani, e cila mori 212 vota, dhe Agron Maxhuni, i cili siguroi 204 vota.

Mandati i tyre si anëtarë të KGJK-së do të nisë më 8 korrik.

Zgjedhja e tyre u bë gjatë tubimit qendror të mbajtur të martën, pas përfundimit të procesit të brendshëm të votimit në gjykatat themelore.

Para fillimit të procesit të votimit, u bë e ditur se numri i përgjithshëm i gjyqtarëve me të drejtë vote ishte 354. Nga ky numër, 303 gjyqtarë votuan, ndërsa 51 të tjerë munguan.

Në garë për dy pozitat e anëtarëve të KGJK-së ishin katër kandidatë: Agron Maxhuni, Diora Bajrami, e cila mori 64 vota, Ilir Bytyqi me 84 vota, si dhe Valentina Sopjani.

Related

Previous Post

Aksident i rëndë në Prishtinë, vdes një person.

Next Post

Euroja dixhitale merr dritën jeshile nga Parlamenti Evropian, garantohet privatësia dhe ruajtja e parasë cash

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.