Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zyra e BE-së: Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar nga momentumi i ri i zgjerimit

Qendra Info by Qendra Info
30/06/2026
in Lajme
0
Bashkimi Evropian: Formimi i shpejtë i Qeverisë është thelbësor për Kosovën
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

EU ka theksuar se Kosova ka nevojë për stabilitet institucional në mënyrë që të përfitojë plotësisht nga mundësitë e reja që ofron procesi i zgjerimit evropian.

Në një njoftim zyrtar, Zyra e BE-së në Kosovë bëri të ditur se ky vlerësim u dha pas takimit mes shefes në detyrë të zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, dhe drejtoreshës për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti.

Palatova e priti Superti në një takim paraprak, para agjendës së saj me përfaqësues institucionalë dhe të shoqërisë civile në Kosovë.

“Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit të Bashkimit Evropian, Plani i Rritjes dhe IPA”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Ky mesazh vjen në një periudhë kur vendi po përballet me sfida politike dhe institucionale, ndërsa Plani i Rritjes i BE-së dhe fondet e instrumentit IPA (Instrument for Pre-Accession Assistance) konsiderohen si mundësi kyçe për zhvillimin ekonomik dhe afrimin e Kosovës me familjen evropiane.

Related

Previous Post

LDK rreshtohet pas Abdixhikut, Kolegjiumi i Degëve i jep mbështetje të plotë kryetarit dhe Kryesisë

Next Post

Çeku: Kurrikula duhet të fokusohet te gjërat që kanë më shumë rëndësi për nxënësit

Next Post
Çeku: Kurrikula duhet të fokusohet te gjërat që kanë më shumë rëndësi për nxënësit

Çeku: Kurrikula duhet të fokusohet te gjërat që kanë më shumë rëndësi për nxënësit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.