Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Çeku: Kurrikula duhet të fokusohet te gjërat që kanë më shumë rëndësi për nxënësit

Qendra Info by Qendra Info
30/06/2026
in Lajme
0
Çeku: Kurrikula duhet të fokusohet te gjërat që kanë më shumë rëndësi për nxënësit
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, mori pjesë në Simpoziumin Shkencor me temën “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”, i organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës.

Simpoziumi mblodhi studiues, profesorë universitarë, drejtues institucionesh arsimore, mësimdhënës dhe ekspertë të arsimit për të diskutuar mbi rëndësinë e vlerave dhe kurrikulës në formësimin e brezave të rinj.

Në fjalën e tij, Çeku theksoi se arsimi është një fushë ku efektet e vendimeve të sotme shihen pas shumë vitesh, prandaj sipas tij diskutimet për arsimin kërkojnë durim, reflektim dhe vizion të qartë.

Ministri ngriti dy çështje kryesore që, sipas tij, meritojnë vëmendje sa i përket modelit të shkollës 9-vjeçare: organizimi i ditës shkollore dhe kurrikula.

Sa i përket organizimit të ditës në shkolla, ai u shpreh se modeli i shkollës gjithëditore krijon mundësi që mësimi të pasurohet me aktivitete shtesë si lexim, laboratorë, sport, art dhe projekte praktike. Sipas tij, ky model forcon edhe lidhjen mes shkollës dhe jetës reale përmes angazhimit të bashkëpunëtorëve profesionistë.

Duke folur për kurrikulën, Çeku tha se ajo duhet të jetë më e përqendruar në përmbajtjet që kanë më shumë rëndësi për nxënësit. Ai shtoi se lëndët mund të ndërtohen në mënyrë më të integruar, duke zvogëluar numrin e teksteve shkollore dhe duke krijuar më shumë hapësirë për lexim, hulumtim, diskutim dhe punë praktike.

Ministri theksoi gjithashtu se zhvillimi i një sistemi arsimor cilësor kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërmjet institucioneve, mësimdhënësve, studiuesve dhe prindërve.

Ai vlerësoi rolin e Fakulteti i Edukimit dhe të Institutit Pedagogjik të Kosovës në përgatitjen dhe mbështetjen profesionale të mësimdhënësve.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit Pedagogjik të Kosovës, Murteza Osdautaj, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në zhvillimin e arsimit dhe kërkimit shkencor, duke theksuar nevojën që fëmijët të formohen si qytetarë të denjë të Kosovës dhe konkurrues në nivel evropian e global.

Në kuadër të simpoziumit, hulumtuesi Selim Mehmeti prezantoi temën mbi përfshirjen e qëndrimeve dhe vlerave në kurrikulat e arsimit parauniversitar në Kosovë, duke vënë theksin te rëndësia e formimit të qytetarëve të përgjegjshëm dhe promovimit të kulturës demokratike.

Ndërkohë, Blerta Perolli Shehu, prodekane e Fakultetit të Edukimit, prezantoi punimin mbi avancimin e edukimit të bazuar në vlera përmes reformës së politikave dhe praktikave të zhvillimit profesional të mësimdhënësve.

Për rëndësinë e simpoziumit foli edhe sekretari shkencor i Institutit Pedagogjik të Kosovës, Osman Buleshkaj.

Related

Previous Post

Zyra e BE-së: Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar nga momentumi i ri i zgjerimit

Next Post

Starmer synon drejtimin e NATO-s pas largimit nga Downing Street, aleatët promovojnë kandidaturën e tij

Next Post
Mbretëria e Bashkuar Pret Liderët Ushtarakë për Të Hartuar Planet për Forcën Paqeruajtëse të Ukrainës

Starmer synon drejtimin e NATO-s pas largimit nga Downing Street, aleatët promovojnë kandidaturën e tij

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.